Flash News

E-TJERA

Vodhën 500 mijë euro në shtëpinë e Alda Klosit, jepet vendimi për nënë e bir dhe ish-zyrtaren

Vodhën 500 mijë euro në shtëpinë e Alda Klosit, jepet

Prokuroria ka dhënë sot pretencën për Alda Klosin, pastrueses së saj dhe të birit të kësaj të fundit. Prokurorja Mirela Zavalani, teksa prezantoi konkluzionet me 29 faqe, kërkoi që Rozeta Dobi të shpallet fajtore dhe të dënohet me 6 vite burg dhe se të aplikohej gjykimi shkurtuar.

Ndërkohë për djalin e saj, prokuroria kërkoi 4 vite burg dhe aplikim të uljes së dënimit me 1/3 dhe në bazë të nenit 59 të dënohet me 3 vite shërbim prove.

Prokuroria ka theksuar se në analizën financiare për Klosin, shumë e vjedhur nuk rezulton e provueshme nga burime të ligjshme.

Prokuroria ka kërkuar që Alda Klosi të dënohet me 2 vite e 6 muaj burgim, si dhe te aplikohet edhe gjykimi i shkurtuar, pora 1/3 e dënimit.

Mësohet se Alda Klosi nuk është paraqitur sot në seancë, ndërkohë që sot do të jepet pretenca nga prokuroria.

Vjedhja e shtëpisë së Klosit ndodhi më 15 dhjetor dhe u pikas nga vajza e ish-zyrtares, pasi Rozeta Dobi dhe djali i saj Havieri kishin hapur derën me forcë dhe e kishin inskenuar si grabitje. Por kamerat e sigurisë zbuluan gjithçka. Tashmë nënë e bir janë në pranga.

 Ata kanë pranuar autorësinë e ngjarjes, por misteri lidhet me pronarin e parave. Kjo pasi në ditën e arrestimit, policia gjeti në banesën e Rozetës dhe Havierit një sasi prej gati 120 milionë lekë të vjetra, para dhe stoli floriri.

Të fundit