Flash News

E-TJERA

Vodhën një shtëpi, smartfoni u “bën gropën” dy shqiptarëve në Zvicër

Vodhën një shtëpi, smartfoni u “bën gropën”

Banori i një shtëpie në Hermetschwil-Staffeln ndodhej jashtë banesës kur smartfoni i tij papritmas dha alarmin, teksa kamera e vëzhgimit tregoi dy persona të panjohur në shtëpinë e tij.

Ai ka lajmëruar menjëherë policinë, e cila ka nisur kërkimin me një qen policie.

Kërkimi ishte i suksesshëm Pak më vonë, një patrullë mundi të ndalonte dy burra që përputheshin me përshkrimin.

 Kur të dyshuarit u kontrolluan, sipas policisë, iu gjetën mjetet e vjedhjes. Ata arrestuan dy shqiptarët e moshës 45 dhe 61 vjeç. Asnjëri prej tyre nuk ka vendbanim të përhershëm në Zvicër.

Të fundit