Flash News

E-TJERA

Vodhi çantën e tregtares me 45 milionë lekë në zonën e Medresesë, arrestohet 46-vjeçari

Vodhi çantën e tregtares me 45 milionë lekë në
Foto ilustruese

Një 46 vjeçar u arrestua nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se vodhi në një automjet të parkuar në zonën e Medresesë një çantë ku brenda kishte 47 milionë lekë të vjetra.

Bëhet fjalë për Gurjan Trajani (Mitro) nga Elbasani i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Pronarja e makinës rezulton se ishte tregtare e një pike shumice.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e shtetases B.L, i parkuar në zonën e Medresesë, kishin vjedhur çantën brenda së cilës kishte një shumë të konsiderueshme parash(rreth 47 milion lekë, një pjesë në euro dhe dollarë), kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Përsëritësi”., bazuar në inteligjencën policore dhe veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

Gurjan Trajani (Mitro), 46 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë disa herë për vjedhje.

Gjatë kontrollit të banesës së 46-vjeçarit, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar shumën e parave që ky shtetas kishte vjedhur në automjetin e parkuar.“, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Të fundit