Flash News

E-TJERA

Vodhi monopatinën në sheshin “Shkënderbej”, 36-vjeçari duke u larguar përplaset me “Range Rover-in”

Vodhi monopatinën në sheshin “Shkënderbej”,

Një person mbeti i plagosur pasi dyshohet se ka vjedhur një monopatinë elektrike te sheshi “Shkënderbej” dhe në tentativë për t'u larguar është përplasur me mjetin tip “Range Rover”.

Si pasojë, ai është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin M. Sh., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një monopatinë elektrike te sheshi “Shkënderbej”.

Më pas duke u larguar me monopatinë, është përplasur me mjetin tip “Range Rover”, me drejtuese shtetasen B. M. Si pasoijë 36-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve", njofton policia. 

 

Të fundit