All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Vodhi në katër lokale, kapet "skifteri" në Durrës

Vodhi në katër lokale, kapet "skifteri" në Durrës
All - Paragraf - 1

 

Policia e Durrësit ka arrestuar një 22-vjeçar, pas dyshimeve për vjedhje të kryera në disa lokale të qytetit bregdetar.

All - Paragraf - 3

Shtetasi A. D., banues në Durrës, u arrestua pas kallëzimeve të pronarëve të lokaleve, të cilët raportuan vjedhje të ndodhur në objektet e tyre.

Si rezultat i hetimeve të kryera nga shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, u zbardhën katër raste vjedhjeje, të kryera në datat 15, 30 nëntor dhe 2 dhjetor 2024, në lagjen nr. 13 të qytetit.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Durrësit për veprime të mëtejshme.

Të fundit