Flash News

E-TJERA

Vodhi para në hotelin ku punonte, shpallet në kërkim 17-vjeçari në Tiranë

Vodhi para në hotelin ku punonte, shpallet në kërkim

Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se  ka vjedhur para në një hotel në  rrugën "Fortuzi" ku punonte si recepsionist në hotel.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën "Fortuzi", ku ka qenë i punësuar si recepsionist. Materialet i kaluan Prokurorisë.

Të fundit