Flash News

E-TJERA

Vodhi të sëmurin me Covid tek Infektivi, gjykata lë në burg infermieren 30-vjeçare

Vodhi të sëmurin me Covid tek Infektivi, gjykata lë në burg

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg infermieren e Infektivit Ronida Hysin. 30-vjeçarja u arrestua dy ditë më parë, pasi akuzohet se i ka grabitur 80 mijë lekë të reja një të infektuari me koronavirus, i cili ndërroi jetë në pavijonin ku ajo shërbente.

E reja e ka pranuar vjedhjen para gjyktës, teksa ka thënë se e ka kryer për arsye ekonomike. Ajo kishte dy muaj që kishte filluar punë tek Infektivi, ndërsa më parë punonte në spitalin e Durrësit.

Rasti i 30-vjeçares Hysi u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F.D., djali i  pacientit, në emisionin “Stop” ku u zbulua dhe skandali i vjedhjes.

Të fundit