Flash News

E-TJERA

Vodo: Në Komisionin Evropian thuhej se Shqipëria është më aktive se Kosova për njohjen. Duhet lobim për të kuptuar gjenocidin

Vodo: Në Komisionin Evropian thuhej se Shqipëria është

I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, Teuta Vodo, sekretare për Marrëdhënien Ndërkombëtare në PS u shpreh se në KiE ka parë komente që shumë herë thuhej se Shqipëria është më aktive se Kosova.

Vodo: Gjatë këtyre viteve Shqipëria ka qenë aktive për njohjen e Kosovës, pasi kam qenë vetë në KiE si lobiste. Kam parë komente që shumë herë thuhej se Shqipëria është më aktive se Kosova.

Mendoj se faktori shqiptar nuk ka kuptuar konceptin e gjenocidit dhe se sa punë duhet për të bindur në lidhje me këtë koncept. Gjykata e Ruandës është shkrirë vetëm në vitin 2015, ndërkohë që gjenocidi ndodhi në vitin 1994. Këto gjykata kanë trajtuar çështje me vite.

Faktori shqiptar nuk ka pasur një lobim të duhur që të kuptojë rëndësinë e gjenocidit. Viktima në fakt në këtë rast janë shqiptarë dhe një gjë e tillë duhet pohuar.

 

Të fundit