Flash News

E-TJERA

Vogëlushi shqiptar në ekranin gjigant të “Times Suqare” në New York

Vogëlushi shqiptar në ekranin gjigant të “Times

Në ekranin e të famshmes “Times Square” nuk jemi mësuar të ndeshemi me imazhet e shqiptarëve.

Shumë këngëtare shqiptare me famë botërore si Dua Lipa, Bebe Rexha apo Rita Ora sigurisht që e kanë shijuar krenarinë e të qenit në qendër të vëmendjes amerikane. Por kjo nuk ndodh njësoj me njerëz të zakonshëm, të cilët nuk njihen gjerësisht as në vendlindjen e tyre e jo më në rang ndërkombëtar.

Së fundmi, “Times Square” ka shfaqur imazhin e një djaloshi shqiptar nga Kosova i quajtur Leon Arifi, i cili vuan nga sindroma ‘Down’. Në foto, Leoni ka pozuar së bashku me aktivisten Fjolla Rraci e cila ndihmon vullnetarisht të prekurit me sindromën ‘Down’ dhe autizëm.

Vetë aktivistja ka shpërndarë në faqen e saj në Facebook, foton e “Times Suqare” të mbuluar me imazhin e Leonit të vogël.

 

Të fundit