Flash News

E-TJERA

Vokshi kërkon rikthimin e deputetëve të opozitës në komision: Masë disiplinore për 3 socialistë

Vokshi kërkon rikthimin e deputetëve të opozitës në

Kryetarja e Komisionit Hetimor për Koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi ka kërkuar rikthimin e deputetëve të përjashtuar të opozitës.

Vokshi tha se i është drejtuar me një kërkesë kryeparlamentares Elisa Spiropali që të rikthehen në komision për të vijuar punimet. Po ashtu, Vokshi paralajmëroi kallëzim penal për këdo që pengon punën e komisionit.

Demokratja kërkoi edhe masë disiplinore për Plarent Ndrecën, Ilir Metajn dhe Erion Braçen.

"Të nisë procedura për marrjen e masave disiplinore për deputetët dhunues verbal Plarent Ndreca, Ilir Metaj, Erion Braçe. Të nisin procedurat për marrjen e masave për sekretarin e përgjithshëm dhe të gjithë administratën që ka penguar hetimin parlamentar. Kemi bërë kërkesë te Sekretariati i Etikës për përjashtimin e deputetëve dhunues në këtë komision.

Kemi përgatitur edhe kallëzim penal për këdo që ka penguar hetimin parlamentar dhe funksionimin normal të këtij komisioni hetimor, që nga sekretari i përgjithshëm dhe drejtuesi i Gardës. Sepse nuk ndodh që pesë punonjës të gardës të ushtrojë këtu presion ndaj deputetëve të opozitës dhe të gjithë ata që i ndihmojnë nga ana e administratës.

Kërkesa jonë është të presim përgjigjen e kryetares së kuvendit, të kthehen në këtë komision të gjithë deputetët e opozitës, kërkues të ngritjes së komisionit, dhe të vijojë në ligjshmëri ky komision i rrëmbyer nga ana e deputetëve të mazhorancës. Do doja që një herë të vetme të kishit mirëkuptim për kërkesat tona", deklaroi Vokshi.

Të fundit