Flash News

E-TJERA

Von der Leyen: BE ka një interes strategjik, vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin drejt integrimit

Von der Leyen: BE ka një interes strategjik, vendet e Ballkanit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, ka thënë në fjalën e saj në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit 2022 që po mbahet në Slloveni, se Bashkimi Evropian ka si interes strategjik përfshirjen në të të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Von der Leyen deklaroi se çelja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ishte një sukses i jashtëzakonshëm për të dyja vendet por edhe për Evropën.

“Ne si BE kemi një interes strategjik, që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin para drejt integrimit në BE. Si ta rienergjizojmë perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor? Pikë së pari të nxisim integrimin e ekonomike tona dhe më tej. E gjitha kjo është një punë përgatitore për të ardhmen në BE, na duhet të sigurohemi që çdo hap drejt demokracisë, ta sjellë atë më pranë BE, kjo është arsyeja se përse çelja e negociatave me Shqipërinë dhe RMV, ishte një gur i mirëfilltë kilometrik, kemi vendosur kushte të qarta për këtë dhe ata i kanë plotësuar, ishte një sukses i jashtëzakonshëm demokratik për popullin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, por dhe për europën. Mënyra më e mirë për të ecura para, për të kundërshtuar influencat nga vendet autokratike, është të forcojmë demokracinë në Evropë, ka të bëjë me gjeopolitikën, por dhe me vlerat tona politike të përbashkëta”, deklaroi Von Der Leyen.

 

Të fundit