Flash News

E-TJERA

Von der Leyen nga Tirana: Gati t’iu mbështesim në rrugën drejt BE-së

Von der Leyen nga Tirana: Gati t’iu mbështesim në rrugën

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka nisur sot turneun e saj vjetor në Ballkanin Perëndimor nga Tirana.

Von der Leyen u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Takimi u fokusua në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, reformat e nevojshme në ekonomi dhe politikë, si dhe çështjet e sigurisë dhe bashkëpunimit rajonal.

Në një postim në “X”, Von der Leyen shprehu mbështetje për Shqipërinë në rrugën e BE.

“Jam e lumtur që po e filloj turneun tim vjetor në Ballkanin Perëndimor në Tiranë.

Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE-së. Me një përshpejtim rekord në tre vitet e fundit. Jemi gati t'ju mbështesim në çdo hap të rrugës”, shkruan Von der Leyen në “X”.

Të fundit