Flash News

E-TJERA

Von der Leyen për integrimin evropian: Shqipëria i ka kryer detyrat, e ardhmja juaj është në BE!

Von der Leyen për integrimin evropian: Shqipëria i ka kryer detyrat, e

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen është duke zhvilluar një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama.

Von der Leyen bëri edhe një herë të qartë mesazhin e saj se “e ardhmja e Shqipërisë është në BE”

“Ndaj më lejoni të shprehem shumë qartë se ardhmja e Shqipërisë është në BE. E di që ky është borxhi që ne i kemi të rinjve. Shqipëria i ka kryer detyrat, e di që ka qenë një rrugë e gjatë dhe tani jemi ne ata që duhet të bëjmë pjesën tonë dhe ky është borxhi që ne i kemi rinisë shqiptarë që besojnë tek BE dhe e shikojnë vetën si qytetarë të ardhshëm të BE. Më lejoni t’iu uroj që Tirana u zgjodh si qyteti evropian i vitit 2021. Së pari është rimëkëmbja nga pandemia dhe kemi dy shtylla kryesore, nga njëra anë kemi vaksinimin pra rimëkëmbjen nga pandemia dhe rimëkëmbjen ekonomike. Këtu skuadra Evropë do të qëndrojë krah jush. jemi të gatshëm ta tejkalojmë, dhe skuadra BE ka dhuruar më shumë 4430 mijë doza vaksinash. Sa i përket pandemisë dhe më lejoni t’iu përgëzoj sepse Shqipëria është bërë pjesë e BE-së për certifikatën Covid-19. Pra që të jeni plotësisht të vaksinuar me vaksinat e miratuara nga EMA. Sa i përket rimëkëmbjes, ne kemi mobilizuar 3.3 miliardë euro Shqipëria ka marrë 230 milionë euro me grante dhe financime në mënyrë që t’iu ndihmojmë në rimëkëmbjen e pandemisë. Të rinjtë meritojnë një të ardhme më dixhitale, ata meritojnë për vende pune që janë të mirëpaguara. Ky është edhe plani ynë i investimeve në tryezë ne kemi vënë 9 miliardë euro. Ne do të propozojmë edhe një shtesë prej 6 milionë eurosh për këtë vit. Është thelbësore që të 6 partnerët në rajon të ecin përpara në integrimin rajonal. Unë jam mbështetëse e plotë e Procesit të Berlinit. Shqipëria dhe e ardhmja e saj do të jetë në BE dhe nuk ka pikë dyshimi. Prandaj unë jap mbështetjen e plotë për të ecur përpara drejt integrimit. Unë jam e vendosur që kjo të bëhet realiteti dhe të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Dhe unë dua shumë që ky proces të ecë përpara,” është shprehur Von Der Leyen.

Të fundit