Flash News

E-TJERA

Vonesa në përurimin e ‘Namazgjasë’/ Hoxha: Shkak prania e gylenistëve, kanë kapur KMSH-në

Vonesa në përurimin e ‘Namazgjasë’/ Hoxha: Shkak

Xhamia e Namazgjasë edhe këtë vit nuk ishte gati për Fiter Bajram. Besimtarët Myslimanë u falën në Sheshin “Skendërbej”, në kohën kur rikonstruksioni i institucionit fetar ende nuk ka përfunduar.

I ftuar në studion e “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha Justinian Topulli u shpreh se një nga arsyet që e vonesës në përfundimin e xhamisë, është edhe kërkesa e presidentit turk Recep Tayip Erdogan për spastrimin nga gylenistët.

Topulli shtoi se gylenistët kanë kapur Komitetin Mysliman të Shqipërisë përmes manipulimeve duke deklaruar se janë idhtarë të një grupimi të shpallur terrorist nga Truqia.

“Ne jemi krah objektiv. A është arsyeja e vonesës së xhamisë, edhe komuniteti mysliman apo prezenca e gylenistëve aty? Sigurisht që është. Kjo dihet edhe pse nuk është deklaruar zyrtarisht. Dihet që gylenistët kanë kapur drejtimin e KMSH, përmes metodave manipuluese. Ata mund të mos jenë të përfshirë në aktet terroriste, por janë idhtarë të një grupimi që shteti turk e ka shpallur terrorist. Turqia ka bërë një xhami që ia dhuron popullit shqiptar dhe nuk mund të bashkëpunojnë me një organizatë që e konsiderojnë terroriste. Kjo është ndoshta një nga arsyet përse është tejzgjatur përfundimi i xhamisë. Mund të ketë edhe arsye të tjera, mungesë fondesh, etj”, tha Topalli.

 

 

Të fundit