Flash News

E-TJERA

Vonesa në shqyrtimin e dy statuteve të PD, ish-kreu i KQZ kritika gjyqtarit: Pse e zvarrisni?

Vonesa në shqyrtimin e dy statuteve të PD, ish-kreu i KQZ kritika

Ish-kreu i KQZ-së dhe eksperti për çështjet ligjore, Kristaq Kume, është shprehur kritikat ndaj gjyqtarit të cilit i është caktuar shqyrtimi i dy statuteve të Partisë Demokratike.

Në një intervistë për Report Tv, Kume shprehet se e vetmja gjë që duhet të kishte bërë deri tani gjyqtari, është shqyrtimi nëse statutet janë apo jo në përputhje me Kushtetutën. Për Kumen, vonesa e gjyqtarit është e panevojshme.

“E vetmja gjë qe bën gjykatësi është të shohë nëse ndryshimet në statut janë në përputhje me Kushtetutën. Ky dokument që përmban ndryshimet, depozitohet në dosjen e PD. Pse e zvarrisni? Gjyqtari që më short u trajtua të shqyrtojë ndryshimet e 11 dhjetorit, kërkoi në fillim të jepte dorëheqjen, nuk ju pranua dhe ende nuk është angazhuar. Kjo s’ka ndonjë punë të madhe. Duhet të ishte bërë. Pse nuk është bërë? Duhet pyetur gjyqtari dhe kryetari i gjykatës. E gjitha kjo merr ngarkesa që krijon mundësi për interpretime politike”, u shpreh Kume.

Sa i përket mundësisë së kandidimit për grupimin e Berishës, Komisionin e Rithemelimit, Kume tha se kanë vetëm dy rrugë për të garuar më 6 mars.

“Patjetër merr pjesë. Dy mundësi ka ai, kandidatët që kanë mbështetjen e Rithemelit të PD. Ose do të regjistrohen si Kandidatë të pavarur, ose partitë e opozitës që do të regjistrohen mund të bëhen bashkë dhe të pranojnë kandidatin e Berishës në PS si kandidat që do të garojë në emër të koalicionit. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër. Grupimi nuk mund të jetë subjekt vetë zgjedhor”, tha ai.

Të fundit