Flash News

E-TJERA

Vota e diasporës, Celibashi: U pengua nga qëndrimi i politikës, synojmë ta realizojmë vjeshtën tjetër

Vota e diasporës, Celibashi: U pengua nga qëndrimi i politikës,

OSBE dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke zhvilluar Konferencën Kombëtare.

Në fjalën e tij kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, ngriti shqetësimin për mungesën e votës së diasporës. Teksa iu referua ndryshimeve të pasqyruara në Kodin Zgjedhor në vitin 2020, Celibashi tha se mos arritja e një konsensusi të përbashkët politik, bëri që votimi nga jashtë të mos realizohej.

Celibashi shtoi se realizimi nga ana e KQZ synohet të përmbyllet jo më vonë se vjeshta e vitit të ardhshëm.

“Në ndryshimet e Kodin Zgjedhor të vitit 2020, për herë të parë, u përfshinë rregulla të cilat synonin mundësimin e votimit të qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote, banues të përhershëm jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, atje ku ata kanë vendbanimin e tyre. Bazuar po në ndryshimet e Kodit Zgjedhor të vitit 2020, KQZ u rioganizua në strukturë dhe në përbërje tërësisht. tej deklarimeve publike të bëra nga politika, dukej qartë që ajo akoma nuk ishte e përgatitur për të pranuar dhe për më tepër për të punuar për realizimin e këtij procesi. Ky qëndrim i tyre ndikoi edhe ai në mos realizimin e votimit nga jashtë në ato zgjedhje. Në fakt për të qenë realist ky qëndrim i tyre e ka një justifikim të përligjur deri diku. Pasiguria dhe mosbesimi që palët kanë kundrejt njëra-tjetrës për procesin zgjedhor brenda vendit, janë natyrshëm në një shkallë më të lartë në rastin e votimit nga jashtë. Ne synojmë që këtë proces ta përfundojmë jo më vonë se vjeshta e vitit që vjen”, u shpreh Celibashi.

Të fundit