Flash News

E-TJERA

Vota e diasporës, mbyllet numërimi i zarfeve për 5 qarqe

Vota e diasporës, mbyllet numërimi i zarfeve për 5 qarqe

Procesi i vlerësimit dhe numërimit të votave nga jashtë po ecën me ritme të qëndrueshme.

Deri më tani janë numëruar dhe vlerësuar 130.037 fletë votimi nga gjithsej 194.889, çka përbën 67% të totalit të votave të ardhura nga jashtë vendit.

Ka përfunduar numërimi dhe vlerësimi i votave për pesë qarqe: Kukës, Berat, Lezhë, Gjirokastër dhe Tiranë.

Megjithatë, procesi nuk është plotësisht i mbyllur, pasi ende nuk janë përfshirë votat që vijnë nga Greqia – një vend me numër të madh emigrantësh shqiptarë dhe ndikim të mundshëm në rezultatet përfundimtare.

Përmbyllja e këtij procesi është thelbësore për të garantuar përfaqësimin e plotë të shqiptarëve që votojnë nga jashtë.

Të fundit