Flash News

E-TJERA

Vota e diasporës në 2025-ën, Kume: Do jenë pak votues

Vota e diasporës në 2025-ën, Kume: Do jenë pak votues

Eksperti çështjeve zgjedhore në Shqipëri, Kristaq Kume foli për dakordësinë mes partive ku në zagjedhjet e 2025 do të votojë edhe diaspora. 

Në një intervistë për “Ora News”, sipas tij më shumë se krijimin e mundësisë që shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë Shqipërisë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje, ka rëndësi fakti që klasa politike më së fundmi ra dakord për ta bërë një gjë të tillë.

Nga ana tjetër, ish-kreu i KQZ-së u shpreh se pritshmëritë e tij sa i përket pjesëmarrjes së emigrantëve shqiptarë në votime janë të ulëta, pasi shumica dërrmuese e tyre nuk do ta ushtrojnë këtë të drejtë.

“Votimi i diasporës do të realizohet si i tillë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Por sa do jetë efekti i këtij votimi ajo mbetet për t’u parë. Por do të jetë shumë i vogël numri i atyre që do ta ushtrojë këtë të drejtë.

Por përtej kësaj, rëndësi ka fakti që klasa jonë politike më së fundmi ra dakord që kjo të realizohet dhe t’i krijojë këtë mundësi shtetasve tanë që ta ushtrojnë këtë të drejtë pa qenë e nevojshme që ata të vijnë fizikisht në Shqipëri.

Kjo për herë të parë realizohet pas vitit 2025 do të jetë një proces që do të bëhet si çdo proces tjetër zgjedhor.

Dhe vetëm pas kësaj do të nisin problemet që kanë proceset zgjedhore në Shqipëri”, theksoi ndër të tjera ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume.

 

Të fundit