Flash News


E-TJERA

Vota e diasporës, Nuri: Punë e bërë nga patronazhimet, hije të forta dyshimi

Vota e diasporës, Nuri: Punë e bërë nga patronazhimet, hije

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KQZ, Franc Nuri, në një lidhje nga Qendra ku po numërohen votat e diasporës foli mbi gjetjet dhe problematikat e hasura nga opozita në procesin zgjedhor të 11 majit.

Procesi i numërimit po vijon me ritme të ngadalta, por kemi konstatuar disa probleme, ku ajo që vihet re është se ka një numër të lartë të votave të Partisë Socialiste të cilat nuk janë të vendosura tek numri 5 për subjektin, por janë vetëm për kandidatin.

Kjo tregon që nuk janë trajnuar si duhet votuesit, ose nënkupton se kjo është punë e bërë nga patronazhimet, sepse një votë për një kandidat të caktuar, ku një kandidat të ketë marrë pothuajse të gjitha votat në një kuti kjo lë hije të forta dyshimi.

Rezultati që ka dalë për momentin kuptohet që nuk është i pranueshëm për Partinë Demokratike dhe vota e diasporës bën një diferencë të madhe me votën e shqiptarëve këtu në Shqipërisë”, u shpreh ndër të tjera Nuri.

Të fundit