Flash News

E-TJERA

Vota e diasporës përplas Gjiknurin dhe Bylykbashin: Më lër mor burr të flas, mos bëjmë cic -mice

Vota e diasporës përplas Gjiknurin dhe Bylykbashin: Më lër

Debati për votën e Diasporës përplasi deputetët Damian Gjiknuri (PS) dhe Oerd Bylykbashi (PD).

Të ftuar në Top Story, Gjiknuri tha se diaspora mund të votojë me këtë kuadër ligjor me disa ndryshime, ndersa Bylykbashi i kujtoi se janë 4 milionë e 600 mijë shqiptarë që janë në gjendje civile që jetojnë jashtë vendit.

 Gjiknuri: Më lër mor burr të flas, mos bëjmë cic -mice, diaspora mund të votojë me këtë kuadër ligjor me disa ndryshime, në disa parime i kemi vendosur, do të llogaritet në vendbanimin e fundit, nëse një durrsak jeton në Milano do llogaritet në qarkun e Durrësit, çështja është mekanizimi i regjistrimit të votuesve, do shkojmë siç e kanë vendet e tjera në distancë

Bylykbashi: Juve për një gjë të vogël bënit nami i zi. Të drejtën, lejimin e personave që jetojnë jashtë Shqipërisë…ne nuk kemi diasporën siç e kanë italianët në Argjentinë para 100 vitesh, janë 4 milionë e 600 mijë shqiptarë që janë në gjendje civile që jetojnë jashtë vendit.

Të fundit