Flash News

E-TJERA

Vota e diasporës/ Rreth 33 mijë persona aplikojnë, shqiptarët e Italisë dhe Greqisë, më të interesuarit

Vota e diasporës/ Rreth 33 mijë persona aplikojnë,

Dita e sotme shënoi kalimin e një jave nga nisja e aplikimeve për regjistrimin si votues të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit.

Referuar të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shifra e aplikimeve ka shkuar në 32,910, prej të cilave janë shqyrtuar 18,698 aplikime.

Nga këto janë aprovuar vetëm 11,847 të miratuara, pra janë refuzuar 6851 prej tyre.

Vota e diasporës/ Rreth 33 mijë persona aplikojnë,

Kujtojmë se personave të cilat u është refuzuar aplikimi kanë të drejtë të riaplikojnë deri në datën e përfundimit të afatit, më 4 mars.

Deri më tani interesi më i madh për të votuar nga jashtë është shfaqur nga shqiptarët që jetojnë në Itali, të cilët përbëjnë më shumë se 30% të aplikimeve, ndjekur nga Greqia, Gjermania, SHBA dhe Britania e Madhe.

Sakaq, grupmosha më e interesuar për të votuar është ajo nga 26-35 vjeç, e ndjekur nga ajo 36-45 vjeç, ndërsa grupmosha me më pak aplikime është ajo e 18 deri 25-vjeçarëve.

 

 

Të fundit