Flash News

E-TJERA

Vota e emigrantëve, Celibashi: U regjistraun 5 mijë shqiptarë, por s'kishim kohë për të përgatitur rregullat

Vota e emigrantëve, Celibashi: U regjistraun 5 mijë shqiptarë,

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka prezantuar sot në Kuvend raportin e veprimtarisë së punës për vitin 2020 të institucionit që ai drejton.

Gjatë fjalës së tij, Celibashi tha se faza e parë e veprimtarisë iu kushtua më shumë zgjedhjeve lokale të 2019 përsa i përket verifikimeve për dekriminalizimin.

Ai tha më tej se gjatë vitit të shkuar, 38 kandidatë të subjekteve politike nuk pranuan të dorëzojnë formularin e dekriminalizimit pranë KQZ, prej të cilëve KQZ ka administruar vetëm rezultate e 4 rasteve. Sa i përket zgjedhjet e vitit 2019, nga 128 parti politike, vetëm 26 prej tyre kanë dorëzuar në KQZ raportet financiare.

“Përgjatë 2020 veprimtaria e KQZ ka qenë intensive, e ndajmë në dy periudha, nga janari deri në tetor 2020 dhe nga tetori deri në 31 dhjetor të 2020. Nga janari deri në tetor të 2020, kjo veprimtari konsiston në trajtimin e aspekteve zgjedhore të zgjedhjeve të 2019. Procesi i dekriminalizimin. Janë 13 vendime të KQZ të marra në lidhje me verifikimin e përputhshmërisë të zgjedhjes së Këshilliave Bashkiakë. Ka miratuar 83 formularë të vetëdeklarimit për zëvendësimin e vakancave në Këshillat Bashkiakë. Ka përfunduar verifikimin për 72 kandidatë për të cilët 39 janë burra dhe 33 gra.

Përgjatë vitit 2020 kanë refuzuar depozitimin e formularit të vetëdeklarimit rreth 38 kandidatë të subjekteve. Lidhur me rezultatet e verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme për vitin 2020, KQZ ka administruar rezultatet vetëm për 4 raste. Disa nga aktet e KQZ që kemi miratuar, është mënyra për asgjësimin e fletëve të votimit.

Administrimi i raporteve financiare për zgjedhjet e vitit 2019. Nga 128 parti politike të regjistruara, kanë dorëzuar në KQZ vetëm 26 parti politike raporte financiare vjetore. KQZ emëroi 34 auditues zgjedhorë për këto zgjedhje. Ekspertët dorëzonin çdo javë raporte. Depozituan 35 raporte të monitorimit të fushatës zgjedhore. Në përfundim të këtij procesi janë vetëm 14 parti që e kanë dorëzuar brenda afatit dhe 9 parti jashtë afatit ligjor. KQZ iu caktuan fonde.

Në lidhjen me veprimtarinë për tetor deri në dhjetor, konsiston në përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit. Ndryshimet e shumta në Kodin Zgjedhor. Diktuan detyra të shumta. Ajo çfarë vlen të theksohet, veprimtaria e KQZ gjatë kësaj periudhe u karakterizua nga transparenca e plotë. Organet e reja të KQZ miratuan 54 akte nënligjore, 40 vendime dhe një udhëzim. Komisioni Rregullator miratoi 13 akte nënligjore, 11 vendime dhe 2 udhëzime prej të cilave janë akte që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë. Fokusi kryesor ishte angazhimi i KQZ ishte për të realizuar identifikimin biometrik. Në përfundim KQZ përmbushi të gjitha detyrimet të Kodit Zgjedhor” – tha Celibashi.

Komisioneri Shtetëror pranoi nga foltorja e Kuvendit dështimin e KQZ për mundësine e votimit të emigrantëve për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Ai deklaroi se ishin regjistruar 5000 qytetarë shqiptarë me të drejtë vote, të cilët deklaruan dhe vendbanimet e tyre në shtetet përkatëse, por pa e pasur mundësinë e votimit.

“Është e vërtetë që Kodi Zgjedhor ka parashikime në lidhje me të drejtën e emigrantëve për të votuar atje ku kanë vendbanimet e tyre. Vetëm kaq, pasi seti tjetër i rregullave do të duhej të miratohej nga KQZ dhe koha është shumë e shkurtër për të përgatitur këtë set rregullash. Ndikoi në dështimin e KQZ që edhe për zgjedhjet e 25 prillit, qytetarët shqiptarë me të drejtë vote që banojnë jashtë Shqipërisë të votonin. Ishte thjesht çështje kohe dhe nuk kishte konsensus politik. Nuk mund të them më shumë se sa vendimet që KQZ kanë thënë për ankesat e procesit zgjedhor. Nga pikëpamja ligjore konsiderohet e mbyllur. Mendoj që nuk do të kishte as ndonjë vlerë diskutimi. Kemi të regjistruar rreth 5 mijë qytetarë me të drejtë vote që kanë deklaruar vendbanimin e tyre jashtë vendit” – tha Celibashi.

 

Të fundit