Flash News
Punonjësi i Gardës tenton vetëv*asjen në Qytet Studenti
Rama premton nga Luksemburgu, me drejtësinë 'e pavarur' do të luftojë korrupsionin
Ministri i Jashtëm hungarez: BE po humbet peshën, të përshpejtohet procedura e zgjerimit
Skemë mashtrimi me TVSH-në, Prokuroria e Durrësit lëshon urdhërarreste për 4 drejtues të bizneseve të ndërtimit në Fushë Krujë
Rama falënderon Vladimir Putin për konferencën e dytë ndërqeveritare: Moment i veçantë falë tij
Vota e emigrantëve, Çepani në "BBC World Questions": Nëse një ndryshim vjen në Shqipëri, do të vijë nga diaspora
Aktivistja Edlira Çepani shprehet optimiste se nëse ndryshimi vjen në Shqipëri, do të vijë përmes votës së Diasporës.
Duke folur si panilste në një prej puntatave të "BBC World Questions" e mbajtur së fundmi në Tiranë, aktivistja tha se kjo mund të ndodhë pasi ata që jetojnë në diasporë janë vërtet të lidhur me vendin dhe duan të kthehen për të investuar në vend dhe për të kontribuar më tej në vend.
"Të shohim se si do të shkojë, pasi është hera e parë që e provojmë por gjithmonë e kam thënë jo vetëm me votë por edhe duke investuar në Shqipëri. Mendoj se nëse një ndryshim vjen në Shqipëri do të vijë nga diaspora sepse njerëzit tanë që janë në diasporë janë vërtet të lidhur me vendin si disa vende dhe kombësi të tjera dhe ata me të vërtetë i kanë sytë drejt vendit të tyre dhe duan të kthehen për të investuar në vend dhe për të kontribuar më tej në vend.
Kështu që mendoj se është shumë e rëndësishme dhe mendoj se vota e diasporës është shembulli më i mirë që nëse mbron fuqishëm diçka, ndodh kur nja dy vite më parë filluan disa lëvizje që dërgojnë të drejtën për votën e diasporës në Gjykatën Kushtetuese", tha Edlira Çepani.