Flash News

E-TJERA

Vota e emigrantëve, KQZ thirrje Kuvendit: Plotësoni boshllqet ligjore!

Vota e emigrantëve, KQZ thirrje Kuvendit: Plotësoni boshllqet ligjore!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kërkuar Komisionit Parlamentar për Reformën Zgjedhore që të plotësojë boshllëkun ligjor për të bërë të mundur votën e emigrantëve.

Përmes një kërkese zyrtare, Ilirjan Celibashi thotë se është detyrimin e Kuvendit për plotësimin e kuadrit ligjor.

“Plotësimi i boshllëkut ligjor në lidhje me votimin nga jashtë sa më shpejt të jetë e mundur, krijon kushtet objektive për KQZ Shqipëri për miratimin e akteve përkatëse nënligjore, si dhe përgatitjen e kushteve për realizimin e votimit nga jashtë për zgjedhjet e radhës për Kuvendin”, thuhet në kërkesën e KQZ.

Gjykata Kushtetuese vendosi në fillim të dhjetorit që brenda 1 viti kalendarik, Kuvendi të mbyllë të gjitha aktet nënligjore, për t’i vënë në dispozicion Komisionit Qendror Zgjedhor instrumentat e duhur ligjorë, në mënyrë që shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të votojnë, pavarësisht vendndodhjes.

Vota e emigrantëve, KQZ thirrje Kuvendit: Plotësoni boshllqet ligjore!

Vota e emigrantëve, KQZ thirrje Kuvendit: Plotësoni boshllqet ligjore!

Të fundit