Flash News

E-TJERA

Vota për rezolutën, Çupi: Politikanët shqiptarë të shitur te sllavët, po çertifikohet Ballkani

Vota për rezolutën, Çupi: Politikanët shqiptarë

Analisti Frrok Çupi komentoi votën e Shqipërisë për rezoltutën e miratuar në 2011 në Asamblenë e Këshillit të Europës dhe përballjen e luftëtarëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës. Sipas tij kjo ka ardhur se po ndodh një riçertifikim i ballkanit dhe sepse politika shqiptare është shitur te sllavët.

"Kemi mbërritur në një pikë që po riçertifikohet Ballkani. Mund të themi që shqiptarët, të përkëdhelur nga situata festuan shumë gjatë, humbën vëmendjen dhe punën. Sllavet e blenë politikën shqiptare këto 30 vjet.

Një votim në Këshillin e Europës, nuk mendoj se votimi nga PD u bë për të tradhëtuar kombin, por është papërgjegjshëmri.

Sllavët i kanë blerë politikanët shqiptarë. Votat në KE e ka rrënuar ushtrinë çlirimtare të Kovovës. Politika shqiptare që nga 92' ka kryer veprime por sllave", tha Çupi për 'Open'.

Të fundit