Flash News

E-TJERA

"Votat numëroheshin nga televizori", ish-kreu i KQZ tregon për përballjen Basha-Rama në 2011

"Votat numëroheshin nga televizori", ish-kreu i KQZ tregon

Ish-kreu i KQZ-së, Arben Ristani duke folur për zgjedhjet presidenciale në SHBA në "Real Story" ka sjellë në vemendje vitin 2011, kur Lulzim Basha fitoi përballë Edi Ramës Bashkinë e Tiranës.

 Ristani tha se nëse ka një gjë për të cilën do donte të kujtohej është mënyra e numërimit të votave, transparenca. Shqiptarët mund të numëronin votat përmes televizorit, shtoi Ristani.

“Në ka një gjë që kam bërë në KQZ dhe do kisha dashur të kujtohej është që kur kam qenë kryetar i KQZ-së shqiptarët kanë numëruar votat nga shtëpia. As nuk ka ndodhur më para dhe as nuk ka për të ndodhur. Në zgjedhjet e 2011 shqiptarët i kanë numëruar votat nga shtëpia. Në ka një gjë për të cilën dua të kujtohem është kjo.

Ishte mundësia e krijuar nga KQZ-ja për të ndjekur rezultatet, transparencë.
Kam pasur një fat që për shkak të një programi të USAID-it kam pasur një këshilltare amerikane që më rrinte aty e cila në mënyrë të përsëritur më thoshte që komisionet kur rezultatet janë kaq ngushtë, konsiderohen të mbijetuar”, deklaroi Ristani.

Të fundit