Flash News

E-TJERA

Votim elektronik në 6 bashki në 14 maj? Celibashi: Realizimi po shkon drejt pamundësimit

Votim elektronik në 6 bashki në 14 maj? Celibashi: Realizimi po shkon

Kreu i KQZ, Ilirian Celibashi deklaron se realizimi i votimit elektronik për 6 bashkitë në zgjedhjet lokale të 14 majit po shkon drejt pamundësimit.

Në një intervistë për "Ora e Betit" në Rtv Ora ai tha se presin një përgjigje nga qeveria për financimin por se elementi kohë nuk është në favor.

Megjithatë, ai shtoi se Vora do të aplikojë këtë votim.

CelibashiKërkesën e kemi adresuar te qeveria jo te donatorë të tjerë. Jemi në diskutime të fundit me qeverinë për të parë nëse do financojnë tërësisht votimin elektronik në 6 bashkitë që kemi kërkuar apo pjesërisht.

Shpresojmë që këto 2-3 ditë të marrim një përgjigje. Për kohën që kemi në dispozicion do të ishte thuajse e pamundur që ne të realizojmë votimin elektronik në 6 bashki.

Nëse do kemi mundësi që këtë ta bëjmë dhe në një bashki tjetër veç Vorës do të ishte një hap pozitiv. Po presim dhe pak. Për votimin elektronik për këto bashki kishim kërkuar 23 milion dollarë.

 

Të fundit