Flash News

E-TJERA

"Votimi i Kodit të ri Zgjedhor, joproduktiv për integrimin", Meta falenderon David McAllister: Bëri çdo gjë për zgjedhje të lira

"Votimi i Kodit të ri Zgjedhor, joproduktiv për integrimin",

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar, pas qëndrimit të shprehur të Kryetarit të Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister për votimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Meta ka falenderuar eurodeputetin për angazhimin e  treguar për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme në Shqipëri.

Postimi i plotë:

E falënderoj Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian, z.David McAllister, mik i vërtetë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, për angazhimin e tij të sinqertë e të vazhdueshëm, për zgjedhje të lira e të ndershme.

Z.McAllister, si askush tjetër, bëri çdo gjë edhe katër vite më parë, që vendi ynë të mos kishte zgjedhje penalizuese për integrimin europian, siç fatkeqësisht ndodhën.

Ka ende kohë për reflektim!

Të fundit