Flash News

E-TJERA

Votimi i qeverisë së re dhe prezantimi i programit/ Kuvendi mblidhet sot në një seancë maratonë, priten debate

Votimi i qeverisë së re dhe prezantimi i programit/ Kuvendi mblidhet

Kuvendi do të mblidhet sot në orën 10.00 dhe do jetë një seancë maratonë, ku do të votohet qeveria e re dhe do të prezantohet programi qeverisës. Një ditë më parë u zbardh edhe programi prej 45 faqesh, ku 5 shtyllat kryesore ishin:

-Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia

-Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që krijon shanse për të gjithë

-Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë, bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve

-Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen

-Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo shqiptar dhe me dinjitet në botë.

Seanca plenare do të ndahet në tri pjesë, ku në të parën, që nis në orën 10:00 do të prezantohet programi nga Rama, në të dytë, që nis në orën 13:00, do të ngrihen pyetje nga deputetët në sallë, ku dhe pritet debat mes opozitës dhe qeverisë, si dhe në orën 16:00, kur do të bëhet votimi i programit dhe qeverisë së re.

Pas votimit, qeveria e re do të betohet te Presidenti i Republikës dhe më pas do të nisë nga puna.

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit