Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Votimi i zgjatjes së vettingut, VOA: U mundësia me votat e PD, ndryshoi qëndrim pas thirrjes së SHBA dhe BE

Në Shqipëri parlamenti votoi me një shumicë dërrmuese votash (118 në favor dhe 4 abstenime) ndryshimet kushtetuese që lejojnë zgjatjen mandatit të disa institucioneve të Vettingut, Komisionit të Pavrur të Kualifikimit (KPK) dhe Komisionerëve publik.
Këto ndryshime ishin propozuar nga shumica socialiste, dhe për miratimin e tyre nevojiteshin të paktën 94 vota (dy të tretat e parlamentit), gjë e cila u bë e mundur pas vendimit që mori sot Partia Demokratike e drejtuar nga zoti Lulzim Basha, për të mbështetur zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së institucioneve të Vettingut deri në fund të vitit 2024.
Votimi në parlament u përshëndet menjëherë si nga ambasada amerikane në Tiranë, ashtu dhe nga Delegacioni e Bashkimit europian dhe OSBE-ja, të cilat kishin bërë thirrje të përsëritura për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Kritike ndaj reformës në Drejtësi, Partia Demokratike, deri më tani, kishte shmangur të shprehej për çështjen e zgjatjes së mandatit të institucioneve të Vettingut, madje përfaqësuesit e saj kishin bojkotuar pjesëmarrjen në mbledhjet e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve ku u zhvilluan disa seanca mbi këtë çështje.
Vetëm sot, kryetari demokrat Lulzim Basha, pas një mbledhjeje të grupit të vet parlamentar deklaroi se vota e tyre do të jetë në favor. “Sot nuk është drejtësia që duam, por do të ishte akoma më keq në qoftë se një proces i nisur me qëllim që të përfundojë me një drejtësi që nuk i mbron, por i ndëshkon politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar do mbetej në mes dhe o kështu do të ndërprehej integrimi europian i vendit”, u shpreh zoti Basha.
Vendimi i demokratëve vjen ndërsa dy ditë më parë , ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Delegacioni i Bashkimit europian, i bënë thirrjen e fundit deputetëve shqiptarë, përmes një deklarate të përbashkët, që të mbështesin zgjatjen e mandatit të institucioneve të Vettingut, duke nënvizuar se “kjo nuk është çështje partiake” dhe se “vota për zgjatjen e vettingut është votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”.
Ish kryeministri Sali Berisha, i cili mbështetet dhe nga deputetët të tjerë demokratë foli me tone të forta kritike për Reformën në Drejtësi, dhe pasojat, sipas tij katastrofale, që ka sjellë procesi i Vettingut, i kontrolluar siç u shpreh, nga kryeministri Edi Rama, duke aluduar më pas hapur për një marrëveshje mes shumicës dhe zotit Basha. “Vetëm 24 përqind e shqiptarëve i besojnë sot Reformës në Drejtësi. Vetëm 7 përqind e atyre që nuk votojnë, besojnë në pseudoreformën e George Sorosit dhe Edi Ramës. A e dini që Reforma është një nga shkaqet kryesore të spastrimit etnik të Shqipërisë. Atëherë më mirë, keni vendosur ta votoni, ndërprisni diskutimet dhe votoni, por mos përdorni mikrofonin për hipokrizira dhe mashtrimin e qytetarëve shqiptarë”, deklaroi zoti Berisha.
Sipas legjislacionit në fuqi, në përfundim të mandatit të Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, kompetencat e tij për procesin e rivlerësimit i kalojnë Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për gjykatësit dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) në rastin e Prokurorisë. Ndërsa funksionet e Komisionerëve publik i kalojnë Prokurorisë së Posaçme. Por siç vëren dhe Komisioni i Venecias në Opinionin e tij për këtë çështje, një gjë e tillë do të rrezikonte standartet dhe praktikat e ndjekura deri tani.
Për socialistët, ndryshimi i propozuar ka vetëm efekt rregullues për të garantuar vazhdimësinë e procesit. “Propozimi në fakt konsiston në shtyrje afati që nuk prek thelbin e procesit të Vettingut dhe as standartet që kërkohen prej një procesi të tillë. Kjo do të thotë se thelbi i dispozitës kalimtare kushttuese nuk ndryshon. Eshtë vetëm një menaxhim i mirë i kohës dhe përfundimit të vlerësimit kalimtar nga të njejtat organe që e nisën atë”, shpjegoi kryetarja e Komisionit të Ligjeve Klotilda Bushka.
Aktualisht, afati i funksionimit të institucioneve të Vettingut është qershori i këtij viti, por sipas përllogaritjeve, deri në atë periudhë, më shumë se 25 përqind e prokurorëve dhe gjyqtarëve, nuk do i janë nënshtruar ende rivlerësimit. Sipas propozimit, ky afat do të shtyhet deri në fund të vitit 2024. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38