Flash News

E-TJERA

"Votimi mbyllet në orën 18:00", kreu i KQZ: Janë evidentuar dy problematika në Vlorë e Cërrik

"Votimi mbyllet në orën 18:00", kreu i KQZ: Janë

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat ka bërë me dije se procesi zgjedhor po vijon normalisht, me vetëm dy problematika të raportuara deri në këto momente, një në Vlorë dhe një tjetër në Cërrik.

“Sipas informacioneve që kemi deri tani, nuk rezulton të ketë pasur probleme në zhvillimin e procesit. Janë raportuar vetëm dy raste, në Cërrik për sjelljen e një vëzhguesi, për të cilin po verifikohet nëse ka ndërhyrë në procesin e votimit, dhe në Vlorë, ku është shënuar një debat mes kryetares së qendrës së votimit dhe operatorit për procedurat e identifikimit”, tha Celibashi.

Ai shtoi se KQZ është duke verifikuar situatat përkatëse për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të rregullave.

Sa i përket mbylljes së procesit, Celibashi theksoi se votimi përfundon në orën 18:00 dhe pas kësaj ore nuk do të lejohet asnjë person tjetër të votojë, përveç atyre që ndodhen brenda apo jashtë menjëherë pranë qendrave të votimit.

“Komisionet duhet të evidentojnë votuesit që gjenden jashtë qendrës në momentin e mbylljes dhe vetëm ata do të lejohen të votojnë. Askush tjetër pas orës 18:00 nuk do të mund të ushtrojë të drejtën e votës”, theksoi ai.

Në lidhje me pjesëmarrjen, Celibashi u ndal te përqindja e ulët e të rinjve në votime, duke theksuar se ky është një fenomen që vihet re edhe në vende të tjera.

Të fundit