Flash News

E-TJERA

Votimi nga jashtë, KQZ apel diasporës: Nëse kërkesa për regjistrim ju është refuzuar, mund të riaplikoni

Votimi nga jashtë, KQZ apel diasporës: Nëse kërkesa për

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndau sot disa prej pyetjeve më të shpeshta që bëjnë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë dhe që duan të regjistrohen në zgjedhjet e 11 majit.

Pyetjet e votuesve janë lidhur me refuzimin e aplikimit dhe nëse mund të riaplikojnë, çfarë duhet bërë kur kërkesa është refuzuar, a mund të bëhet një kërkesë e re.

Në përgjigje të këtyre pyetjeve KQZ thekson se, “nëse kërkesa për regjistrim ju është refuzuar, ju mund të riparaqisni kërkesën tuaj në Platformën për Regjistrimin e Zgjedhësve nga Jashtë Vendit deri në datën 04.03.2025. Sigurohuni që të dhënat tuaja të jenë të sakta, adresa juaj duhet të perputhet me adresën e shënuar në dokumentin që provon qëndrimin tuaj jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë”.

Të fundit