Flash News

E-TJERA

Votoi dy herë në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022, Prokuroria dërgon në gjyq qytetarin

Votoi dy herë në zgjedhjet e pjesshme vendore të marsit 2022,

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq qytetarin që votoi dy herë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit në Bashkinë Lushnje.

Shtetasi H. Gj., votoi herën e parë si komisioner dhe herën e dytë si banor.

"Nga procesi i kryqëzimit të të dhënave të pajisjes elektronike të identifikimit të zgjedhësve (PEI), të vendosur në çdo Qendër Votimi të Republikës së Shqipërisë, ka rezultuar se, i pandehuri  H.GJ ka votuar herën e parë si komisioner i KQV në QV 2818, ZAZ 54, Dushk, bazuar në nenin 58 të Kodit Zgjedhor, dhe herën e dytë në QV 2817, ZAZ 54, Dushk, si banor", thuhet në njoftim.

Të fundit