Flash News
Bazat detare për oligarkët/ Berisha: Pronat e ushtrisë e bënë Bajram Haramin President
Socialistët refuzojnë dy amendamentet e Berishës për projektbuxhetin 2025
Berisha: Si mund të votohet buxheti 8.2 miliardë dhe të mos vendoset minimumi jetik 200 euro për shqiptarët?
Berisha flet nga Kuvendi, mesazh mazhorancës: Unë erdha, ju e dini vetë
Ra nga lartësia në banesën e tij, humb jetën 63-vjeçari në Tiranë
Votoi pro marrëveshjes Rama-Meloni në Kuvend, si e justifikon Idrizi: Rruga e integrimit kalon nga Roma
Javën e shkuar PDIU bashkoi votat me PS dhe votoi pro marrëveshjes së qeverisë me Italinë për emigrantët.
I pyetur në RTSH nëse po përgatit një skenar bashkimi me qeverinë, kryetari Shpëtim Idrizi deklaroi se ai i përkiste frontit opozitar.
“Rruga drejt integrimit kalon nga Roma, nga Berlini, nga Parisi, kalon nga Londra, Uashingtoni dhe jo nga Athina dhe Beleri. Thënë këtë, sigurisht që ne jemi në opozitë. Përkatësia e një partie politike ka të bëjë me faktin se ku rreshtohet në zgjedhje, votimet politike qe kanë të bëjnë me buxhetin, me qeverinë”, tha Idrizi.
Por a e ka marrë vendimin për të ardhmen, se me cilin krah të politikës do të rreshtohet në zgjedhje? Idrizi ka një përgjigje, që lë gjithçka hapur. “Është ende shpejt, shumë shpejt për ta thënë këtë gjë.”- u shpreh ai.
Por ajo që kreu i PDIU thotë me siguri të plotë është mohimi i ndonjë negociate aktuale me qeverinë. “Jo, nuk kemi. Ka një arsye shumë të thjeshtë. Nuk kanë nevojë për njeri ata. I kanë mjaftueshëm votat, fuqitë”, tha Idrizi.