Flash News

E-TJERA

Voton presidenti Begaj: Këto zgjedhje janë të qytetarëve, jo të partive

Voton presidenti Begaj: Këto zgjedhje janë të qytetarëve, jo

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka votuar në shkollën 9-vjeçare vjeçare “Kongresi i Lushnjes” në Tiranë.

I shoqëruar nga Zonja e Parë, Armanda Begaj, ai ka kryer procesin e votimit biometrik orës 08:55. Në një deklaratë për mediat, Begaj tha se këto nuk janë zgjedhjet e partive, por të qytetarëve.

“Çdo shtetas i Republikës së Shqipërisë me të drejtë vote sot ka ditën që të dëgjohet që vota e tij të lexohet, fuqia dhe pushteti i votës së tij të bëjë ndryshimin.
Këto votime nuk janë të partive politike. Janë të qytetarëve dhe duhet t’iu shërbejnë qytetarëve”, deklaroi Begaj.

 

Të fundit