Flash News

E-TJERA

“Votoni PD-në”, Celibashi pas deklaratës së Tabakut: Thirrjet politike drejt zgjedhësve, shkelje e Kodit Zgjedhor

“Votoni PD-në”, Celibashi pas deklaratës së Tabakut:

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka reaguar pasi nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku theu heshtjen zgjedhore, pasi sot në ditën e zgjedhjeve të pjesshme nga Vora bëri thirrje për votimin e partisë së saj.

Në një postim në Tëitter, Celibashi u kujton palëve politike që të respektojnë heshtjen zgjedhore deri në mbylljen e procesit të votimit, pasi thirrjet politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, janë në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor.

I rikujtoj të gjitha palëve të përfshira në zgjedhjet e 6 marsit se deri në mbylljen e procesit të votimit jemi në kushtet e heshtjes zgjedhore.

Çdo thirrje tjetër politike drejt zgjedhësve përveç atyre për pjesëmarrje në votime, është në kundërshtim me dispozitat e Kodit Zgjedhor. Mirëpresim çdo angazhim nga subjektet zgjedhore në mirëadministrimin e procesit”, shkruan Celibashi.

Deklarata e Tabakut nga Vora: 

Të gjithë përfaqësuesit e PD janë nëpër komisione. Unë që në orën 07.00 të mëngjesit kam lëvizur në pjesën më të madhe të qendrave dhe kam vënë re që ashtu siç e deklarova përfaqësuesit e PS me përfaqësuesit e LSI nëpër komisione kanë refuzuar që të zbatojnë këtë vendim.
I kërkoj të gjithë qytetarëve të Vorës, i kërkoj të gjithëe qytetarëve të Marqinetit, të Gërdecit, Marikaj, Muçajt, Fushë Prezë dhe të gjithë zonave përreth në bashkinë Vorë dhë të vijnë dhe të votojnë masivisht për subjektin Partia Demokratike.
Siç e shikoni në fletën e votimit ka vetëm një subjekt që e përfaqëson opozitën shqiptare që është Partia Demokratike, subjektet e tjera janë bërë të gjitha bashkë kundër Partisë Demokratike.

Të fundit