Flash News

E-TJERA

Votuan më shumë se një herë në 2017-n, Prokuroria çon në gjykatë 21 të akuzuar

Votuan më shumë se një herë në 2017-n, Prokuroria
Foto ilustruese

Prokuroria e Durrësit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim për 21  persona. Këta të fundit akuzohen se kanë votuar më shumë se një herë në zgjedhjet e 25 qershorit të vitit 2017.

Organi i Akuzës ka dalë në konkluzion se 19 komisionerë dhe 1 qytetar kanë votuar më shumë se një herë. Ndërkohë një tjetër akuzohet se ka vulosur fletë votimi dhe votuar në emër të personave të tjerë të cilët ndodheshin jashtë shtetit. Sipas njoftimit të Prokurorisë, shtetasi Shpëtim Marku, i cili banon në Shijak ka votuar në emër të babait të tij, ndërkohë që ky i fundit ndodhej jashtë shtetit.

I akuzuari tjetër, Armelin Zeza kishte vulosur fletë votimi dhe votuar në emër të 25 shtetasve të tjerë të cilët është ndodheshin jashtë shtetit me qëllim ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve.

Kështu bën me dije Prokururia e Durrësit. Kjo çështje është pjesë e dosjes 339, për të cilën  Gjykata e Posaçme Antikorrupsion shpalli moskompetencë dhe ia dërgoi Prokurorisë së Durrësit.

Të fundit