Flash News

E-TJERA

"Votues i Ramës", Kulluri i përgjigjet Genc Sejkos: S'kam punuar asnjë ditë memexhi, Llum-zim Isufi hiq dorë nga drejtimi i PD

"Votues i Ramës", Kulluri i përgjigjet Genc Sejkos:

Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri i është përgjigjur Genc Sejkos, i cili publikoi dje një foto në rrjetet sociale se Kulluri kishte votuar për Edi Ramën në një sondazh në rrjetet sociale.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kulluri ka renditur gjithë aktivitetin e tij politik ndër vite, teksa shton se nuk ka punuar asnjë ditë memexhi dhe as nuk është paguar me byrekë nga kunati dhe oligarkët që sipas tij, iu rrjep miliona euro kunati, duke iu referuar kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufit.

"I dashur Llum-zim Isufi, hiq dorë sa më shpejt nga drejtimi i PD-së dhe format sigurimse të sulmeve të ulta ndaj kritikëve që të mos ikësh me turp" është kërkesa e Edvin Kullurit drejtuar kryedemokratit Basha.

Reagimi i plotë:

I dashur memexhi i vogel sufllaqesh dhe Lulzimsa por jo demokrate! Meqenese me paskeni akuzuar si votues te Rames po ju pergjigjem jo se e meritoni por sepse duhet! Ky eshte aktiviteti im politik ne vite:
1)1994 jam zgjedhur anetar i kryesise se FRPD dega Tirane; 2) viti 2000 Sekretar i Mardhenieve me Jashte i PAD; 3) 2003 caktohem zedhenes i kandidatit te PD per kryetar bashkie Tirane Spartak Ngjela; 4) Dhjetor 2004 caktohem Zedhenes i KOP; 5) Mars 2005 kordinator i Marredhenieve me Publikun i fushates se PD; 6) Shtator 2005 emerohem Ndihmes i Kryeministrit Berisha; 7) Janar 2010 emerohem Sekrtar i Pergjithshem i Ministrise se Mbrojtjes ne qeverine Berisha; 8 ) Shkurt 2014 caktohem kordinator per Ristrukturimin e deges PD Tepelene; 9) 2014 zgjidhem anetar i Keshillit Kombetar te PD; 10) Shkurt 2015 Drejtues Politik i zgjedhjeve per Degen Selenice(fituar).
Po ashtu jam bashkeorganizator i Colloquiumit Liberal ne dhjetor te 2004, shkruar mbi 300 shkrime ne shtypin e perditshem ne mbeshtetje te qendrimeve te PD-se. Po ashtu ne Kuvendin Kombetar te Partise Demokratike te qershorit 2018 kam propozuar me Zonjen Edit Harxhi nje statut demokratizues per PD.
Nderkohe gjate ketyre viteve jam lektor i jashtem i Historise se Mendimit Politik ne Filozofi dhe nuk kam punuar asnje dite as memexhi e as jam paguar me byreqe nga kunati dhe oligarket qe u rrjep miliona euro kunati!
I dashur Llum-zim Isufi, hiq dore sa me shpejt nga drejtimi i PD dhe format sigurimse te sulmeve te ulta ndaj kritikeve qe te mos ikesh me turp! Clirohu nga skllaveria e kunatit dhe milionave te oligarkeve qe u ve gjoba nga karrigia e kryetarit te PD!
PD do reformohet, ndersa ty do te te mbetet vula e humbesit me qesharak ne historine e pluralizmit politik!
Deshtak lind, nuk behesh!

"Votues i Ramës", Kulluri i përgjigjet Genc Sejkos:

Të fundit