Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Votuesit me ID të skaduara në Himarë, Gjokutaj: Skenar i ideuar nga Rama dhe mercenari i tij Celibashi
Avokati Genc Gjokutaj ka komentuar problemin me dokumentet e skaduara të ID, i cili shkaktoi tensione në disa qendra votimi në Himarë.
Për Syri TV, Gjokutaj u shpreh se skadenca e ID ka qenë skenar i Edi Ramës bashkë me kryekomisionerin Ilirjan Celibashi.
Gjokutaj theksoi se Rama ka përdorur këtë taktië për t’u mohuar zgjedhësve votën pasi e pa dhe në zgjedhjet e kaluara, se nuk mund të fitojë në Himarë.
“Skadenca e ID, është detyrimi i shtetit dhe KQZ, që të garantojnë me çdo mjet, forma a situatë, identifikimin e një personi. Identifikimi i tyre mund të bëhet menjeherë, pasi janë të njëjtë që kanë votuar në zgjedhjet e kaluara. Këto zgjedhje janë të përsëritura, s’janë të reja. Janë vijim i procesit të zgjedhjes së Belerit, që nuk bëri dot betimin. Këta zgjedhës kanë votuar atëherë dhe janë lejuar me karta ID. Ky është skenar qeveritar, ideatori i saj Rama së bashku me mercenarin e tij kryekomisionierin Celibashi që mban dy standarde, duke i nxjerrë zgjedhjet të pavlefshme. Kjo ndikon direkt në rezultatet. Rama duke mësuar faktin se në Himarë s’fitojnë dot, referuar edhe zgjedhjeve të kaluara. Rama ka marrë pjesë në fushatë drejtpërdrejt, për këtë metodë të re votimi për t’u mohuar zgjedhësve votën. Kanë nxjerrë edhe rezultatin se kush do të fitojë”, deklaroi Gjokutaj.