Flash News

E-TJERA

Votuesja fotografoi votën në Elbasan, kapet në flagrancë nga komisionerët

Votuesja  fotografoi votën në Elbasan, kapet në flagrancë

Procesi zgjedhor i 11 majit 2025 ka nisur me incidentet e para, ndërsa një rast i shkeljes së fshehtësisë së votës është regjistruar në qytetin e Elbasanit. Një votuese, ka fotografuar fletën e votimit pas hedhjes së saj në kuti.

Incidenti ka ndodhur në një nga qendrat e votimit në Elbasan, ku gruaja ka nxjerrë celularin nga xhepi menjëherë pas votimit dhe ka fotografuar votën e saj.

Veprimi i saj është konstatuar menjëherë nga komisionerët, të cilët kanë ndërhyrë për ta ndaluar dhe kanë lajmëruar menjëherë autoritetet përkatëse.

Të fundit