Flash News

E-TJERA

Vranë babanë, tre fëmijët dalin sot para Gjykatës së Durrësit

Vranë babanë, tre fëmijët dalin sot para Gjykatës

Hygerta Meta, Hysen Meta dhe Amarildo Meta do të dalin sot para Gjykatës së Durrësit për t'u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohen për vrasjen e babait të tyre Pëllumb Meta.

Ngjarja u zbulua më 23 shkurt pas një denoncimi që djali i madh i familjes, Hyseni, kishte bërë për zhdukjen e të atit. Detajet e rënda dolën pasi policia gjatë kontrollit në banesën e tyre gjeti të groposur trupin e pajetë të 49-vjeçarit. 

Hygerta Meta, vajza 19-vjeçare, pranoi se e kishte vrarë babanë dhe më pas e kishte varrosur në kasollen e lopës. Shkak, sipas Hygertës, ishte bërë këmbëngulja e të atit që vajza të linte shkollën dhe të fejohej.

Më vonë, Hysen Meta pranoi autorësinë e vrasjes dhe bashkëpunimin me motrën dhe vëllain tjetër. AI tha se e kishte qëlluar të atin me armën e tij 4 herë dhe më pas Hygerta kishte mbështjellë trupin e të atit me qese. Dy vëllezërit hapën gropë ku do të varrosej babai.

Nëna e tyre e mësoi ngjarjen e rëndë kur mbërriti në banesë dhe pas se e bija po pastronte divanin ku Pëllumbi po qëndronte kur u vra nga i biri. Hyseni ka pohuar se nëna i ka ndihmuar të pastrojnë vendin,

Familja e cila pretendohet se do të lidhte krushqi me Metën e ka mohuar një fakt të tillë. Ata kanë thënë se Pëllumni nuk kishte qenë dakord që Hygerta të fejohej, pasi donte që ta shkollonte.

Të fundit