Flash News

E-TJERA

Vranë dhe groposën babanë në Durrës, dënohet me burg përjetë Hysen Meta, vendimi për nënën dhe dy fëmijët e tjerë

Vranë dhe groposën babanë në Durrës, dënohet me

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metën, djalin e 49-vjeçarit Pëllumb Meta, i cili u vra nga familja e tij.

Për Hygerta Metën, gjykata ka dhënë 8 vite burg. Amarildo Meta u dënua me 5 vite, ndërsa e ëma, Blerina Meta, është dënuar me 3 vite.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Shënavlash në Durrës, më 10 shkurt të vitit 2024. Pëllumb Meta u raportua fillimisht i zhdukur nga djali i tij i madh, Hysen Meta, me pretendimin se babai ishte larguar nga banesa dhe nuk ishte kthyer.

Por, policia zbuloi në kasollen e banesës një gropë nga ku doli trupi i pajetë i Pëllumb Metës. Fillimisht, fajin e mori përsipër Hygerta Meta, por më pas u zbulua se vrasja ishte kryer nga i vëllai.

Bashkëpunëtorë në krim ishin edhe Amarildo Meta dhe nëna e tyre, Blerina Meta, të cilët kishin ndihmuar në groposjen e trupit dhe fshehjen e provave.

Të fundit