Flash News

E-TJERA

Vranë e dogjën nënë e bir në shtëpi, gjykata vendos 35 vite burg për nusen dhe dënim të përjetshëm për të dashurin në Vlorë

Vranë e dogjën nënë e bir në shtëpi, gjykata

Gjykata e Vlorës ka dënuar me 35 vite burg Hysnie Hoxhallari dhe me burgim të përjetshëm Kasem Prijasi, të dashuri e saj.

Dy vite më parë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin vranë Olsi dhe Selkie Hoxhallarin, përkatësisht burrin dhe vjehrrën e Hysnies.

Ngjarja ka ndodhur në janar të vitit 2018. Vrasjen në atë kohë e ka marrë përsipër Kasem Pirjasi me arsyetimin se nuk kishte mundësi për të takuar të dashurën, Hysnien. Për këtë arsye, ai deklaroi se vrau vjehrrën dhe burrin e të dashurës. Sakaq, Hysnia ka mohuar lidhjen me këtë ngjarje.

Nënë e bir Olsi dhe Selkie Hoxhallari u goditën barbarisht gjatë kohës kur kanë qenë në gjumë dhe për të fshehur gjurmët, autorët i vendosën flakën shtëpisë.

Të fundit