Flash News

E-TJERA

Vranë me thikë 15-vjeçarin, jepet sot masa e sigurisë për 4 të miturit nga Gramshi

Vranë me thikë 15-vjeçarin, jepet sot masa e sigurisë

Në Gjykatën e Elbasanit pritet të caktohet sot masa e sigurisë ndaj katër të miturve, të cilët akuzohen për vrasjen e Fation Bicit dhe plagosjen e një tjetri.

Sherri mes të miturve nisi pasi një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2” në Gramsh. Nga përleshja, 16-vjeçari u qëllua me thikë nga bashkëmoshatarët dhe për pasojë humbi jetën.

 Aktualisht të miturit e akuzuar kanë mbërritur në gjykatën e Elbasanit.

Stafi i shkollës ku mësonte Fation Bici janë shprehur se ai ishte një nxënës shembullor dhe nuk kishte probleme me bashkëmoshatarët.

Si ndodhi ngjarja?

Fatjon Bici, vetëm 15-vjeç ndërroi jetë një ditë më parë në Gramsh. Disa adoleshentë u përfshirë në një sherr me thika me njëri-tjetrin ku për pasojë vdiq Fajton Bicin, i cili hyri për t’i ndarë por në fakt gjeti vdekjen. Së bashku me të ishte edhe kushëriri i tij, (M.L.,) i cili është plagosur dhe është transportuar në Tiranë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:30 në lagjen “Sport 2” në Gramsh ku Bici ndërhyri në sherrin e 4 adoleshentëve të tjerë,  por konflikti i tyre i mori jetën. Ai u transportua menjëherë drejt spitalit por nuk arriti t’u shpëtojë plagëve të marra.

 

Konflikti ka filluar rreth disa ditë më parë tek një kënd lojërash në Gramsh për shkak dyshohet rrjetet sociale por nuk është mbyllur konflikti ku sot dy kushërinjve i kanë dal përsëri në sulm 4 personat e tjerë.

Të fundit