Flash News

E-TJERA

Vranë Renis Dobrën, transferohen në burgun 313 Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj

Vranë Renis Dobrën, transferohen në burgun 313 Petrit

Petrit Çakrri dhe Fation Bushgjokaj, dy autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës, në Mat janë transferuar në paraburgimin e burgut 313 në Tiranë.

Bëhet me dije se dy autorët janë transferuar tek 313 për shkak se nuk mund të dërgoheshin në Burrel për arsye se mund të ketë të afërm të 23 vjeçarit Dobra që punojnë në institucionin e burgut të sigurisë së lartë të qytetit të Burrelit.

Kujtojmë se për vrasjen e Renis Dobrës nën akuzë janë edhe dy vëllezërit Aleksandër e Kristi Bushgjokaj të cilët janë shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet se janë larguar jashtë vendit nërpërmjet Kosovës.

Të fundit