Flash News

E-TJERA

Vranë të riun pas sherrit për kanabisin, dënohen me burg përjetë dy shqiptarë në Angli

Vranë të riun pas sherrit për kanabisin, dënohen me burg

Dy shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm nga një gjykatë angleze për vrasjen e një tjetër shqiptari.

Bëhet fjalë për shqiptarët Radian Lika 36 vjeç dhe Brikel Palaj 33 vjeç. Ata vranë me thikë Aranit Lleshin 32 vjeç pas një sherri për konfliktet e kanabisit, raporton BBC.

Një tjetër shqiptar, Nikola Palaj 29 vjeç u dënua me 5 vjet burg për vrasjen nga pakujdesia të 32-vjeçarit Lleshi.

Ndërsa Kastriot Mhillaj 35 vjeç pranoi akuzën për akte të dhunshme dhe u dënua me 18 muaj burgim, por u lirua menjëherë nga qelia pasi kishte qëndruar në paraburgim për 1 vit.

Vrasja ndodhi pas sherrit mes dy bandave të drogës. Viktima Aranit Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Leshi  po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre.

Të fundit