Flash News

E-TJERA

Vranësira alternuar me kthjellime dhe reshje, si parashikohet moti sot

Vranësira alternuar me kthjellime dhe reshje, si parashikohet moti sot
Foto Ilustruese

Moti paraqitet me një alternim vranësirash të shpeshta dhe intervale të shkurtra me kthjellime deri në mesditë kur pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë reshje të përkohshme shiu në zonat qendrore të Shqipërisë.

Pjesa e dytë e ditës do të zhvillojë më tej vranësirat në pjesën jugore dhe atë juglindore duke rrezikuar rrebeshe shiu, shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe stuhi ere. Në orët e vona të natës parashikohet që reshjet të jenë më të rralla.

Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 14°C  në mëngjes deri në 31°C mesdita.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h, nga drejtimi Verior-Veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 4 ballë.

 

Të fundit