Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe reshje bore, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje bore, njihuni me parashikimin e motit për

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të lehta, ndërsa në luginat e lumenjve do të ketë prezencë të konsiderueshme të mjegullës.

Në pjesën e dytë të ditës pritet shtim i vranësirave dhe reshje bore në zonat malore. Këto kushte atmosferike do të mbeten deri mëngjesin e ditës së martë.

Sipas Meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe gjatë mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verilindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Të fundit