Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe reshje gjatë ditës, si do të ndryshojnë temperaturat

Vranësira dhe reshje gjatë ditës, si do të ndryshojnë

Vendi ynë do të vijojë nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë paradites ku në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër do të krijohen mundësi për reshje të pakta shiu;

Gjatë orëve të pasdites; vranësirat e dendura do të jenë prezente në të gjithë territorin e vendit ku në skajin verior dhe verilindor do të ketë rrebeshe të izoluara shiu; Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 26°C vlera maksimale që do të shënohet në zonat bregdetare.

Të fundit