Flash News

E-TJERA

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për
Foto ilustruese

Kthjellime të pakta dhe vranësira të herë pas-hershme do të dominojnë në vendin tonë gjatë paradites. Ndërkohë në mesditë dhe pasdite pritet të ketë zhvillim të vranësirave, duke gjeneruar reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe orët e natës do të rikthejnë kthjellimet në të gjithë territorin.Temperaturat e ajrit rriten lehtë në të dy vlerat ditore duke luhatur temperaturat në territor nga 8°C vlera më e ulët e mëngjesit deri 25°C mesdita.

Era do fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor duke arritur shpejtësi deri 45-50 km/h dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 4-5 ballë.

Të fundit